
Viona Krasniqi nga Rrjeti i Grave të Kosovës, ka qenë e ftuar sot në Info10 pas protestës së sotme për rastin e dhunimit të 11–vjeçares.
Ajo ka thënë se në vend që institucionet të bashkëpunojnë, ato kanë akuzuar njëra – tjetrën.
Krasniqi ka deklaruar se mosbashkëpunimi i institucioneve bën që raste të tilla të neglizhohen, transmeton Gazeta10.
“Prokuroria dhe Policia në vend se të bashkëpunojnë si institucione dhe të gjejnë se çfarë ka ndodhur me këtë rast, kanë akuzua njëra – tjetrën, në vend se të bashkëpunojnë. Si neglizhencë i bashkëpunimit mes institucioneve zinxhir, rastet e tilla neglizhohen”, ka thënë ajo në Info10./Gazeta10