
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, në emisionin Info10 ka folur për vizitat e shpeshta nga faktori ndërkombëtare në Prishtinë dhe në Beograd në përmisim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta10.
Ai është shprehur se mendon që këto vizita kanë qenë me qëllim të mirë për ta rritur mirëbesimin dhe të mobilizohet faktori shqiptarë.
“Unë besoj që ato vizita kanë qenë me qëllimin e mirë që ta rrisim mirëbesimin dhe që ta mobilizojmë edhe faktorin shqiptarë në këtë rast që të jetë më i trimëruar në procesin e ardhshëm të negociatave. Por nëse Qeveria vendos që të mos i dëgjojë në këtë rast amerikanët për ta bërë një shtyrje të zbatimit të vendimit për targa i bie që edhe ardhjet e tyre kanë qenë të kota.”, tha ndërr të tjera Krasniqi./Gazeta10.