Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi provokon: Nëse në përfaqësuesen e Kosovës luajnë serb, turq dhe romë ndihemi të përfaqësuar?

Gazeta10
19 June 2024 - 21:26

Kombëtarja e Shqipërisë sot ka arritur një barazim historik me Kombëtaren e Kroacisë në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Gjermani.

Ky barazim ka gëzuar gjithë shqiptarët. E një debat i nxehtë qe disa ditë po zhvillohet në studiot e ‘Politikos’ në Kanal10.

A po i përfaqëson Kombëtarja e Shqipërisë gjithë shqiptarët në ‘Euro 2024’? ka qenë temë debati në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Ish-ushtari i UÇK-së, Dardan Krasniqi mendon se Kombëtarja e Shqipërisë përfaqëson gjithë shqiptarët ndaj sipas tij, meriton përkrahje të madhe.

Ai ka thënë Kombëtarja e Shqipërisë përfaqëson kombin shqiptarë, ndërsa Kosova është një shtet me simbole të imponuara, e që në të ardhmen mund t’i imponohen edhe gjëra të tjera.

“Nëse në përfaqësuesen e Kosovës luajnë serb, turq dhe romë, a ndihemi të përfaqësuar?”, ka qenë pyetja e tij provokues ndaj panelistëve. /Gazeta10/

Deklaratën e tij për këtë temë e gjeni me poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.