
Aktivisti Denis Krasniqi – ka thënë se njoftimi i SBAShK-ut për kërkimin e mendimit të antërasisë në lidhje me grevën pati elemente skandaloze.
Krasniqi në Info10, ka deklaruar se është shqetësuese fakti që po krahasohet sistemi diktatorial i viteve të 90’ta me sistemin qeverisës tani, raporton Gazeta10.
“E lexova njoftimin e SBAShK-ut dhe pati disa elemente skandaloze. P.sh në fillim të fjalisë ke nëpërkëmbja e mësimdhënësve dhe pastaj prapë folin për dinjitetin duke e konstatuar atë se cka ne po e thojmë që e kanë kthyer dinjitetin në pare. Cka ke për mua shumë shqetësuese prej anës së tyre ishte krahasimi i sistemit diktatorial të Serbisë në atë kohë me sistemin qeverisës tash, që unë mendoj që është demokratike në fund të fundit. Për mua ky është një problem shumë i madh që të ka pre e gri, prej një sistemi të cilin vet e keni zgjedhë, është goxha absurde”, ka thënë ai./Gazeta10