Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Krasniqi: Sot do t’i tregojmë botës sa krenarë jemi me UÇK-në

Gazeta10
02 April 2023 - 12:03

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi iu ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen për të marshuar sot duke kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Krasniqi tha se përmes Marshit për Drejtësi, bashkë me mijëra qytetarë do t’i tregojnë botës “se sa krenarë jemi me historinë tonë të lavdishme dhe me themeluesit e drejtuesit e UÇK-së”.

“Sot është një ditë e veçantë dhe e rëndësishme. Bashkë me ju dhe me mijëra qytetarë nga gjithë Kosova e viset shqiptare, do t’i tregojmë botës se sa krenarë jemi me historinë tonë të lavdishme dhe me themeluesit e drejtuesit e UÇK-së. Në ora 14:00, shihemi në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë”, ka shkruar kryetari i PDK-së./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.