
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në vazhdën e takimeve në SHBA, së bashku me Vlora Çitakun kanë takuar edhe mikun e Kosovës, William Walker.
Ai e ka quajtur kontributin e Walkerit historik e të paharrueshëm, raporton Gazeta10.
“Gjatë vizitës në SHBA, takuam edhe mikun e madh të Kosovës, ambasadorin William Walker. Kontributi i tij për të vërtetën dhe të drejtën e Kosovës është historik, i paharrueshëm dhe do të gëzojë përjetësisht mirënjohjen dhe falënderimin tonë të plotë”.
“Është gjithmonë kënaqësi dhe nder i jashtëzakonshëm takimi dhe biseda me të”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook./Gazeta10