Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u ka uruar 28 Nëntorin ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.
Në Facebook ai postoi një video të tij të shkëputur nga intervista e dhënë mbrëmë në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ku flet se si e merr malli për ta dhe që nuk e ka mundësinë të shkojë t’i vizitojë shpesh si më parë.
“Unë ata i kam miq. Arsyeja se pse dëshiroj t’i takoj ata është se më merr malli për ta”, ka thënë Krasniqi.
“Ata janë njerëz me material tjetër të ndërtuar, s’janë bash si na”, thotë Krasniqi në video, kur flet për Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin. /Gazeta 10/