Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Krasniqi: Vuçiq i ka vendos barrikadat për ta penguar marrrëveshjen, Kurti të mos shëndërrohet në analist

Gazeta10
24 December 2022 - 22:26

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se beson se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka vendosur barrikadat në veri për ta penguar një marrëveshje me Kosovën.

Më tej, ai ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të mos shëndrrohet në analist por që të jetë kryeministër.

Tutje, ai ka thënë se nuk e sheh opsion dorëzimin.

“Kryeministri nuk mund të shndërrohet në analist kur nuk i konvenon, e kryeministër kur i konvenon. Ai duhet të jetë gjithë kohën kryeministër ose gjithë kohën analist – kjo është analizë, atij nuk i takon të bëjë analiza, por të marrë veprime sepse mund të jetë e vërtetë ajo që thotë, por cila është alternativa, dorëzimi para kërcënimit të krimit. Ne po flasim që ata janë kriminel atje, tash çka dëshrion të bësh, t`i lësh ata kriminelë të vazhdojnë me të tregu se kur mund të ecësh e kur jo në atë pjesë apo dëshrion të marrësh veprime qoftë edhe me koston e të panjohurës. Unë prap po e them nuk e preferoj heqjen e tyre si opsion të parë nga institucionet e Kosovës, por nuk e shoh as opsion dorëzimin. Po barrikadat janë ende aty. Qeveria po thotë po presim edhe pak, po presim edhe pak, unë vetëm këtë pyetje kam sa është kjo pak? Para 10 dite e tha njëfar togfjalëshi interesant “KFOR ka kërkuar pak kohë që t`i heqin shumë shpejt barrikadat”. Sa është kjo pak kohë, në rregull jam me kohën por deri kur? Nëse hyjmë në festa pastaj deri te krishtlindjet ortodokse me barrikada, atëherë do të jetë normalitet i ri dhe druajë se do të bëhet temë e diskutimeve në Bruksel”, thotë kryetari i PDK-së, raporton Gazeta Blic.

Më tej, Krasniqi ka thënë se do të ishte një opsion katastrofal nëse këto barrikada do të diskutoheshin në Bruksel.

 “Me fol për barriakdat në Bruksel është një gabim katastrofal .. po shihet nëse nuk largohen barrikadat unë mendoj që kryeminsitri në asnjë mënyrë të mos flas për barrikada në Bruksel, duhet ta refuzoj. Kjo nuk është temë me të cilën duhet të ulet Vuçiqi për të folur për largimin e tyre, ndryshe është dorëzim total, është dorëzim përmes njohjes së fuqisë së tij. Unë besoj se Vuciqi i ka vendos barriakdat për ta penguar marrëveshjen”, thotë ai. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.