Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqit i hiqet kollarja para se të futej në sallë, reagon avokatja e tij

Gazeta10
08 Korrik 2024 - 10:46

Jakup Krasniqi nuk i është lejuar të futet në sallën e gjykimit të Dhomave të Specializuara në Gjykatën Speciale në Hagë ashtu siç e kishte planifikuar ai. Krasniqin e ka detyruar sigurimi ta heq kollaren. Kështu ka njoftuar në fillim të nisjes së seancës Venkateswari Alagendra, avokatja e Krasniqit.

“Z. Krasniqi ka pasur një kollare sot në mëngjes dhe ia kanë hequr, a mund të dimë pse ia kanë hequr?” ka pyetur Alagendra.

Por kryegjyqtari Charles Smith tha se do të interesohet për këtë çështje, pasi “nuk e ka haberin”.

Avokatja e tij ka thënë Krasniqi e ka vënë edhe më herët të njëjtën kollare në sallën e gjykimit prandaj është e pakuptueshme arsyeja e mos-lejimit të hyrjes në DhSK me të njëjtën veshje.

Dihet se gjerë më sot, Krasniqi është shfaqur në Speciale me një kollare kuq e zi dhe me shqiponja.

Nuk dihet nëse ishte kollarja e famshme me shqiponjë e flamur kombëtar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.