Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Krejt çka dihet për sulmin me armë ndaj Top Channel

Gazeta10
27 March 2023 - 19:43

Raporti: Fjolla Xheladini / Kanal10

Objekti i televizionit Top Channel është sulmuar në orët e para të mëngjesit të së hënës, me ç’rast një person i moshës 60 vjeçare ka vdekur. Autorët e krimit janë në arrati, derisa rasti po vazhdon të hetohet. Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta nga organizata e shoqata mediatike, duke e dënuar këtë sulm, derisa si akt kundër demokracisë e kanë vlerësuar edhe institucione vendore e ndërkombëtare.

Me breshri plumbash është sulmuar objekti i televizionit Top Channel në Shqipëri, ku për pasojë ka mbetur i vdekur 60-vjeçari që ka shërbyer si roje.

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:00 të mëngjesit të së hënës.

Sipas zyrtarëve policorë, tashmë janë krijuar disa pika kontrolli për kapjen e autorëve, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar, kurse disa orë më vonë është gjetur një makinë e djegur, me tabela të vjedhura, e cila dyshohet se u përket autorëve të aktit.

Kompania mediale Top Channel këtë sulm e ka konsideruar si terrorist, duke ftuar organet zbardhjen e të gjitha motive dhe gjetjen e kryesve.

“Top Channel shpreh qartësinë që ky akt terrorist i paprecedent, është kryer për të dëmtuar e goditur misionin e medias së lirë dhe fuqisë së fjalës së lirë. Sulmet terroriste të këtij lloji tregojnë qartazi sa e rëndësishme është fjala e lirë sa shqetësuese për minuesit e demokracisë.”, thuhet në deklaratën e Top Channel.

Sulmin ndaj objektit të televizionit dhe vrasjen e një personi e kanë dënuar të gjithë liderët e Shqipërisë.

Derisa, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka se Policia e Shtetit është maksimalisht e përkushtuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe për të vënë autorët para drejtësisë.

Lidhur me këtë sulm kanë reaguar edhe të gjitha organizatat vendore dhe ndërkombëtare që merren me mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve dhe lirisë së shtypit.

Ndërkaq, gazetari nga Shqipëria, Isa Myzyraj ka thënë se kjo ngjarje ka tronditur botën e medias dhe ka shpërfaqur ambientin e rrezikshëm të të bërit gazetari në Shqipëri.

Ai ka shtuar se dyshohet se ky rast është një sulm i organizuar nga grupe kriminale.

Për këtë rast, nuk kanë munguar as reagimet ndërkombëtare nga BE-ja, Ambasada Amerikane, OSBE-ja, të cilët këtë akt e kanë konsideruar si sulm ndaj demokracisë. /Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
15 August 2026
Lajme
15 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.