Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Krejt çka ndodhi sot në Samitin e Berlinit – gazetari Xhemajl Rexha raporton nga Gjermania

Gazeta10
03 November 2022 - 17:44

Gazetari Xhemajl Rexha përmes një lidhje të drejtpërdrejt nga Berlini, bëri një përmbledhje të asaj se çfarë ndodhi sot në Samitin e Berlinit.

Rexha në Info10, tha se krahas tri marrëveshjeve të nënshkruara sot për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, momente të rëndësishme ishin edhe deklarimet e Presidentës së Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe Kancelarit Gjerman Olaf Schloz për ekzistimin e planit franko-gjerman.

“Schloz e konfirmoi për herë të parë praninë e planit franko-gjerman. Ai tha që është një plan që po diskutohet me të dyja vendet dhe se është shumë e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja palëve…Më pas ai u plotësua nga zonja von der Leyen, e cila tha se plani franko-gjerman, e ka mbështetjen e plotë të Komisionit Europian”, tha ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.