
Komentatori politik Krenar Shala ka komentuar për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, duke i krahasuar me rastin e Manastirit të Deçanit dhe me vendimet e tjera aktuale politike, shkruan Gazeta 10.
Sipas Shalës, pavarësisht se vendimet e gjykatës mund të perceptohen si të padrejta, ato duhet të respektohen si pjesë e kulturës demokratike dhe funksionimit të shtetit ligjor.
“Cka është dallimi mes votimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit dhe këtij rasti tjetër? Është e vërtetë që vendimet mund të duken të padrejta, por duhet t’i respektojmë. Kemi një kulturë demokratike dhe i respektojmë gjykatat,” tha Shala në Adresa.
Ai shtoi se kjo praktikohet edhe në arenën ndërkombëtare, duke përmendur shembuj si ish-presidenti amerikan Donald Trump, i cili nuk pajtohet me vendimet gjyqësore, por ato duhet të zbatohen. Po ashtu, Shala theksoi se edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndonëse nuk pajtohet me disa vendime gjyqësore, i zbaton ato sipas rregullave të shtetit ligjor./Gazeta 10
Deklarata e plotë: