Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Krerët e shtetit nderojnë Nënë Terezën

Gazeta10
05 Shtator 2022 - 9:32

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjuvca, kanë nderuar Nënë Terezën në 25-vjetorin e vdekjes së saj, raporton Gazeta10.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Nënë Tereza ka dhënë një shembull për gjithë botën.

“Jemi këtu për të filluar këtë ditë me përkujtimin për Shën Terezën, nënën e madhe, e cila dha një shembull për gjithë botën dhe jo vetëm për popullin shqiptar, e cila ia dha atë botës”, ka thënë Osmani.

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë sot po nderohet simboli i rëndësishëm i kombit dhe mbarë botës.

“Po e kujtojmë simbolin e rëndësishëm të kombit shqiptar por edhe të mbarë botës, Nënën Terezë, e cila është shembulli më i sigurt i devocionit, i besimit të vërtetë dhe i humanzimit. Shën Tereza kurrë nuk e harroi kombin shqipëtar.”, ka thënë Konjufca.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se jeta e Nënën Terezës është një shembull për njeriun.

“Jeta e Nënës Terezë është vepra për gjithë njerëzimin dhe shembull për njeriun. Nga një bijë e popullit tonë ajo u bë nëna e gjithë botës dhe sot ne teksa e kujtojmë atë dhe e nderojmë figurëne  saj, njëkohësisht edhe e afrirmojë shembullin që duhet të ndjek gjithësecili”, ka shtuar më tej Kurti.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.