
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: opinionistë të përhershëm: Bekim Isufin, gjersa të tjerë në studio janë edhe Gani Sejdiu, Muhamet Dragusha, Tahir Lushtaku, Bekim Shotani dhe Florjan Karaqi.
Gjatë diskutimit për krijimin e Ligës U21 në Kosovë, foli edhe gazetari i sportit në Kanal10, Florjan Karaqi.
“Krijimi i kësaj lige është shumë i nevojshëm për futbollin kosovar, por mendoj se është shumë vështirë të realizohet brenda këtij viti.”, tha Karaqi.
Tutje, gazetari sportiv foli edhe për vështirësitë e klubeve përgjatë këtij procesi.
“Me fillimin e Ligës U21, do të thoshte që një klub i Kosovës duhet të ketë të paktën 40 lojtarë nën kontratë, duke përfshirë dy ekipet, andaj mendoj se do të jetë shumë vështirë të menaxhohet.”, përfundoi Karaqi.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) më 30 janar të këtij viti kishte komunikuar për zhvillimin e Ligës U21 në kuadër të futbollit kosovar, mirëpo pak klube nga Superliga kanë shfaqur gatishmërinë për të qenë pjesë e ligës.