Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krijimi i xhandarmërisë në Kosovë, Smakiqi: Ka probleme juridike, fare nuk na duhet

Gazeta10
21 May 2026 - 23:11

Debati për mundësinë e krijimit të Xhandarmërisë së Kosovës ka vazhduar edhe në emisionin “Adresa”, ku kanë marrë pjesë figura të ndryshme publike dhe juridike.

Avokati Xhevdet Smakiqi ka shprehur kundërshtim ndaj kësaj ideje, duke argumentuar se ajo ngre probleme kushtetuese dhe nuk është e nevojshme për sistemin aktual të sigurisë në vend.

Ai iu referua edhe Kushtetutës së Kosovës, duke përmendur nenin 128, i cili e përcakton Policinë e Kosovës si mekanizëm kryesor të sigurisë dhe i jep asaj kompetenca edhe në ruajtjen e kufijve në koordinim me autoritetet ndërkombëtare.

“Neni 128 i Kushtetutës së Kosovës e parashikon Policinë e Kosovës si mekanizëm të sigurisë, dhe paragrafi 6 i jep kompetenca për ruajtje të kufijve në koordinim me autoritetet ndërkombëtare. Pra ka probleme kushtetuese për ta bërë një xhandarmëri që fare nuk na duhet”, tha Smakiqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.