Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krijohet Komanda e Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Gazeta10
02 June 2025 - 17:55

Në zbatim të Urdhrit nr. 60, datë 26.05.2025 të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe me propozim të ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, gjeneral brigade Hamdi Doda është emëruar Komandant i Komandës Kibernetike dhe të Ndërlidhjes, pranë Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Ky emërim vjen në një kohë kur siguria kibernetike përbën një prioritet strategjik për mbrojtjen e Shqipërisë, dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve moderne teknologjike në Forcat e Armatosura.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.