
Në Prishtinë është mbajtur Konferenca e 6-të e Ambasadorëve të Kosovës. Diplomatët kosovarë kanë diskutuar për tema të ndryshme të politikës së jashtme, duke ftuar në panele edhe përfaqësues të organizatave nga jashtë.
Ajo që ka marrë kritika në publik është një fotografi familjare e shpërndarë nga vetë zyrtarët e MPJ-së ku duken në rreshin e parë krerët e shtetit, Osmani dhe Kurti.
Aktivistë të shoqërisë civile e kanë kritikuar mënyrën e fotografisë protokollare dhe rreshtimin ku të paktën 12 ambasadorë më të shkurtër nuk duken fare në fotografi.
Po ashtu, në rreshtin e parë krahas presidentes, kryeministrit e ministres së jashtme është fotografuar edhe shefi i kabinetit të Gërvallës, për çka me protokoll ai nuk e ka pasur vendin aty./Gazeta10
