
Shefja e Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se vendi në veri po ballafaqohet me rrethana të reja, raporton Gazeta10.
Ajo ka thënë se këto rrethana janë si pasojë e ndikimit të Serbisë.
“Atje insitucionet e vendit po ballafaqohen me rrethanat e reja të cilat erdhën si rezultat i ndikimit dhe presionit të Serbisë dhe Vuçiqit”, ka thënë Lila.
Ajo ka thënë se të gjithë qytetarët e të gjitha etnive atje janë duke u ballafaquar me dhunë të vazhdueshme të orkestruar nga Serbia.
“Burra dhe gra, djem dhe vajza, të të gjitha etnive, po ballafaqohen me presion dhe dhunë të vazhdueshme të projketuar dhe orkestuar nga Serbia”, ka thënë Kusari-Lila. / Gazeta10