Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kroacia e ndihmon Kosovën në zhvillimin e kapaciteteve të Ushtrisë

Gazeta10
14 June 2024 - 16:52

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla ka qëndruar në Kroaci me rastin e konferencës ASDA, e cila u mbajt të enjten më 13 qershor 2024 në Hotel “Westin” në Zagreb, ku është takuar me Sekretarin e Shtetit të këtij vendi, Zdravko Jakop.

Siç njofton ministria e Mbrojtjes e Kroacisë, Jakop bashkë me Sylën konfirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer të mbrojtjes ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës.

“Bashkëpunimi i mbrojtjes ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës ka për qëllim kryesisht mbështetjen e përpjekjeve të Kosovës në procesin e anëtarësimit në organizatat dhe iniciativat euroatlantike dhe rajonale, si dhe në zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjithashtu, shumë anëtarë janë shkolluar në Akademinë Ushtarake Kroate ‘Dr.Franjo Tuxhman’”, u tha në njoftimin e ministrisë kroate të Mbrojtjes.

Me këtë rast, Sekretari i Shtetit kroat shprehu mbështetjen e tij për Republikën e Kosovës në procesin e anëtarësimit në integrimet euroatlantike. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.