Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kroacia merr dritën jeshile për pranimin në Shengen nga PE

Gazeta10
10 November 2022 - 17:35

Parlamenti Evropian i ka hapur rrugën pranimit të Kroacisë në zonën Shengen të bllokut, duke e lënë vendimin përfundimtar në duart e liderëve të BE-së. Me një shumicë 534 pro dhe 53 kundër, parlamenti votoi të enjten në favor të heqjes së kontrolleve kufitare të mbetura midis zonës Shengen dhe Kroacisë, transmeton Gazeta10.

Një vendim përfundimtar do të duhet të merret tani nga Këshilli i BE-së, i përbërë nga 27 krerët e qeverisë së BE-së, të cilët në dhjetor të vitit të kaluar kishin konfirmuar se Kroacia kishte përmbushur të gjitha kriteret për të aplikuar për hyrje në Zonën Shengen.

Shengen është zona më e madhe në botë pa pasaporta, duke lejuar lëvizjen pa kufizime të njerëzve midis 26 vendeve evropiane.

Kroacia aplikoi për anëtarësim në BE në 2003 dhe u bashkua me bllokun në 2013, hera e fundit që BE u zgjerua.

Ndërsa në korrik të këtij viti, ministrat e financave të Bashkimit Evropian i dhanë Kroacisë miratimin përfundimtar për të përdorur monedhën e përbashkët euro më 1 janar 2023./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.