Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kryebashkiaku i Nju Jorkut: Ne ngritëm flamurin e shqiptarëve për të njohur kontributin e tyre

Gazeta10
29 Nëntor 2022 - 12:29

Dita e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntori, është kremtuar dhe uruar anë e mbanë botës nga shqiptarë dhe aleatë të tyre, duke e cilësuar si dita më e rëndësishme për shqiptarët në botë.

Edhe komuniteti shqiptar në Nju York të SHBA-ve kanë dalur nëpër rrugët e qytetit për të ngritur flamurin kuq e zi si shenjë krenarie për prejardhjen e tyre, raporton Gazeta10.

Kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams, me një postim në Twitter ka mbështetur festën e shqiptarëve duke u shprehur se duhet të njihet kontributi i tyre për qytetin e Nju Jorkut.

“Më shumë se 100,000 shqiptarë jetojnë në qytetin e Nju Jorkut dhe sot ne ngremë flamurin e tyre për të njohur kontributet e tyre dhe gjithçka që ata kanë për t’i ofruar qytetit tonë.”, tha kryebashkiaku./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.