
Beate Meinl-Reisinger, ministre e Jashtme e Austrisë, ka zhvilluar biseda telefonike ndaras me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, si dhe me atë të Serbisë, Marko Gjuriq.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ministrja austriake, ku ka deklaruar se Austria ka qenë dhe do të mbetet mbështetëse e fortë për Kosovën dhe si perspektiven evropiane të kësaj të fundit.
Ajo po ashtu ka kërkuar nga të dy vendet, si nga Kosova si nga Serbia që të angazhohen në mënyre konstruktive në dialog.
Diplomatja austriake, ka potencuar se diçka e tillë është thelbësore në rrugën e të dy vendeve drejt BE-së.
‘‘Fola me kolegen time Gervalla Schwarz. Austria ka qenë dhe mbetet një mbështetje e fortë për Kosovën dhe perspektivën e saj europiane. Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun Beograd-Prishtinë dhe të ecin përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve. Kjo është thelbësore për rrugën e tyre drejt #BE-së!’’, ka shkruar ajo për bisedën që ka zhvilluar me Gërvallen.