
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Kongresit të Dytë Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.
Ai i ftoi mjekët që të vijnë në Kosovë dhe të japin kontributin e tyre, duke marrë shembull Ministrin e Shëndetësisë Rifat Latifi.
“Më vjen mirë që po ju takoj në Kosovë, në Prishtinë. Ju inkurajoj që të ktheheni dhe të gjeni veten në Kosovë. Mërgimtarë e kemi edhe ministrin Dr. Latifi, ai është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës” – tha Kurti./Gazeta10