Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryeministri Kurti tregon se a do të merren masa ndaj Elvis Hoxhës që ofendoi Jasharajn

Gazeta10
03 September 2022 - 12:34

Kryeministri Albin Kurti në konferencë ka thënë se është e papërshtatshme të flasë nga foltorja e Qeverisë së Kosovës, lidhur me deklaratën e anëtarit të VV-së në Tiranë, Elvis Hoxha, për kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajn, raporton Gazeta10.

Ai gjithëashtu ka refuzuar të tregojë nëse do të ndërmarrë masa ndaj Hoxhës, duke thënë se s’është aty në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nuk është e përshtatshme unë të flas nga këtu kush çka thotë e komenton, s’mund tua bëj analizën analistëve, s’mund t’ua bëjë komentet komentuesve. Më vjen keq dhe as nuk jam këtu në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, por në cilësi të Kryeministrit të Kosovës”.

Rikujtojmë se, Hoxha dje e ka quajtur Rrahman Jasharajn, anëtar të një partie serbe. Më vonë, ai ka kërkuar falje për këtë deklaratë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.