Kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha se shpërthimi i mbrëmshëm në Poloni pranë kufirit me Ukrainën ishte shkaktuar ndoshta nga një raketë ruse e rrëzuar, transmeton Gazeta10.
“Materialet e mbledhura nga shërbimet tona dhe të ofruara nga aleatët tanë tregojnë se shpërthimi në Przewodów, në Poloninë lindore, ka shumë të ngjarë të jetë shkaktuar nga rrëzimi dhe shkatërrimi i një rakete ruse,” tha ai.
Morawiecki shkroi në Twitter se “ka indikacione se një nga këto raketa ra në territorin polak pa asnjë qëllim nga asnjëra palë”./Gazeta10.