Sanchez theksoi se që të ndodh një ndihmë e tillë, fillimisht është e nevojshme të analizohen mundësitë e Forcave të Armatosura Spanjolle dhe më pas të koordinohet me vendet e tjera në anën e Kievit
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka deklaruar se në përputhje me burimet ushtarake të disponueshme të Spanjës do të punojë mbi kërkesën “legjitime” të Ukrainës për ndihmë ajrore, transmeton Anadolu.
“Ne do ta studiojmë atë. Ne nuk kemi marrë një vendim, sepse kjo duhet të bëhet në një nivel më evropian dhe me aleatët”, tha Sanchez në një intervistë me mediat spanjolle.
“Natyrisht, në përputhje me aftësitë tona ushtarake, ne po ofrojmë ndihmë dhe në gjithçka që mund të vijë në të ardhmen, ne do ta studiojmë atë”, shtoi ai.
Sanchez theksoi se që të ndodh një ndihmë e tillë, fillimisht është e nevojshme të analizohen mundësitë e Forcave të Armatosura Spanjolle dhe më pas të koordinohet me vendet e tjera në anën e Kievit.
Megjithatë, ai argumentoi se gatishmëria për të rritur numrin e tankeve ‘Leopard 2’ në dhjetë “nuk duhet” të përshpejtojë mundësinë e ofrimin të mbështetjes ajrore.
Dje, Sanchez tha se Spanja është e gatshme të rrisë numrin e tankeve ‘Leopard 2’ nga gjashtë në dhjetë që do të dërgohen në Ukrainë.
Njoftimi i tij erdhi në një konferencë për media në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe një ditë pasi ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Margarita Robles, konfirmoi se Spanja do të transportojë gjashtë tanke ‘Leopard 2 A4’ në Ukrainë.