
Në emisionin “Info10”, me gazetaren Gresa Bardhecaj, në Kanal 10, profesori Muhamet Kelmendi duke komentuar raportin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, tha se raporti mes tyre nuk është në nivelin e duhur dhe si pasojë e kryeneqësisë shqiptare.
“E shoh të udhës që dy kryeministrat të ulen dhe të bisedojnë për procesin e Berlinit dhe të lënë anash mospajtimet lidhur me situatën në veri”, tha Kelmendi.
Ai tutje tha se mospajtimi mes dy kryeministrave ka filluar më herët rreth situatës në veri dhe se sipas tij Rama është dashur që të vi në Prishtinë dhe të bashkëveprojnë para se të hyjnë në fuqi masat e BE-së ndaj Kosovës.
“Kurti është mirë që ta pret Ramën në takim dhe të bisedojnë çështjet e nevojshme në mënyrë që edhe ne si shtet të kemi një pozicion në procesin e Berlinit që do të mbahet në Tiranë”, tha Kelmendi.
Sipas tij Rama ka kërkuar takim me Kurtin sipas traditës zakonore andaj Kurti është dashur që të pranojë një takim të përbashkët.
Ai tutje tha se pret që të këtë takim mes Kurtit dhe Ramës sepse ndryshe Kurti do të thejë të drejtën zakonore.