
Emisioni “Kampionët” vjen edhe këtë javë në ekranet tuaja me detaje ekskluzive rreth kurdisjeve që ndodhën kohëve të fundit në futbollin kosovar.
Në një intervistë për emisionin “Kampionët” në Kanal10, kryeprokurori i shtetit, Besim Kelmendi ka dhënë detaje ekskluzive rreth kurdisjeve në futbollin kosovar.
Ai bën me dije se faktet që thuhet se FFK-ja i posedon, duhet të verifikohen e më pas rasti të dërgohet në gjykatë.
“E mira e kësaj është që dy palët mund të paraqesin faktet e tyre në gjykatë. Së pari FFK-ja duhet të dërgojë faktet për t’u verifikuar, ndërsa të dëmtuarit mund të pastrojnë emrin e tyre dhe imazhin e klubeve” – tha ai.
Kryeprokurori thotë indirekt se provat që i ka dërguar FFK-ja, janë prova që Prokuroria mund t’i përdorte edhe vetë si prova kundrejt rastit./Gazeta10/