Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryeqyteti organizon ceremoni përkujtimore për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin

Gazeta10
25 May 2026 - 16:54

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se më 28 maj 2026 do të organizojë një ceremoni përkujtimore me rastin e 70 dhe 71-vjetorit të lindjes së heronjve Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Lladrovci.

Ceremonia do të mbahet nga ora 17:00 në Salla e Kuqe, ku do të kujtohet jeta dhe vepra e tyre në shërbim të lirisë së vendit.

Nga Komuna është bërë thirrje që qytetarët dhe të interesuarit të marrin pjesë në këtë aktivitet përkujtimor, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin dhe sakrificën e heronjve Lladrovci.

Postimi i plotë: https://www.facebook.com/KryeqytetiPrishtine/posts/1398934305602651?ref=embed_post

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.