Politiko

Kryeshefi i NHE “Ibër-Lepencit” e cilëson shpërthimin si një akt terrorist

Gazeta10
29 Nëntor 2024 - 23:12

Një shpërthim që ka ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Varagë të Zubin Potokut ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se është dëgjuar një shpërthim në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, duke shtuar se ekipet policore po punojnë që ta zbardhin rastin.

Kryeshef Ekzekutiv në NHE “Ibër – Lepenc”, Faruk Mujka e ka cilësuar këtë shpërthim si një akt terrorist.

“Dëmet janë realisht të mëdhaja. Faktikisht mu nuk më bjen më cilësu, po kjo i bjen një akt terrorist”, ka thënë Mujka në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.