
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhje për të diskutuar dhe përcaktuar datën e seancës së ardhshme plenare, si dhe për të shqyrtuar çështjet që pritet të përfshihen në rendin e ditës.
Sipas njoftimit zyrtar, mbledhja do të nisë në orën 11:00, në sallën C-301 të Kuvendit të Kosovës.
Në rendin e ditës parashihet miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, si dhe shqyrtimi i propozimit për rendin e ditës së seancës së ardhshme plenare.
Një nga çështjet që pritet të shqyrtohet në seancën e re është edhe miratimi i buxhetit të Komisionit Parlamentar Hetimor lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, si dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.
Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë pritet të bëhet e ditur data e mbajtjes së seancës së ardhshme plenare.