
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë një postim interesant në faqen e tij në “Facebook”.
Ai ka publikuar një fotografi me dy yjet e Borussia Dortmundit, Emre Can dhe Karim Adeyemi.
Madje, Adeyemin e quan si “dhëndrri i Kosovës”, pasi ky i fundit është në një lidhje dashurie me reperen kosovare, Loredana Zefi.
Ai bëri me dije se takimi ishte rastësor në Aeroportin e Prishtinës.
“Rastësisht u takuam në aeroportin e Prishtinës, me dy yje të futbollit dhe miq të Kosovës. Kosova është e madhe për miq!”, shkroi ai.