Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, të shtunën ka hyrë në objektin komunal pa ndonjë telashe.
Rreth orës 10:00 ai ka hyrë në komunë për të vazhduar punën, nën përcjelljen e mbrojtjes së afërt.
Megjithatë, në afërsi të komunës po qëndrojnë njësitë speciale të Kosovës, si dhe KFOR-i. Aty janë edhe tre autoblinda, raporton Koha.net.
Policia po punon edhe sot në pastrimin e mbetjeve të zhavorrit e gurëve që kanë mbetur nga dje, 26 maj, kur serbët lokalë kanë protestuar për të mos lejuar hyrjen e Hetemit brenda objektit.