
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sot ka pritur në takim kongresmenin amerikan Ritchie Torres, raporton Gazeta10.
Në këtë takim Muhaxheri, tha se u bisedua për politikën aktuale në Kosovë dhe projektet e fundit në Pejë.
“Gjatë takimit biseduam rreth projekteve të fundit të Pejës, biseduam dhe për aktualitetet politike në Kosovë si dhe shprehem gatishmërinë për të bashkëpunuar në të ardhmen. Takime dhe vizita të tilla gjithmonë janë një nder i veçantë, me ç’rast e falënderova z. Torres për angazhimin e tij për Kosovën.”, ka shkruar Muhaxheri
Të pranishëm në këtë takim kanë qenë edhe Harry Bajrakatri dhe ish-deputetja e Kosovës, Vasfije Krasniqi.
Tutje kryetari i Pejës ka falënderuar personalisht Ritchie Torres dhe ShBA për kontributin që dhurojnë për Kosovën./Gazeta10