Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryetari i shoqatës së shqiptarëve në Ukrainë: Jemi të mërzitur për deklaratën e Trumpit

Gazeta10
20 February 2025 - 8:06

Rodion Pandar, kryetar i shoqatës së shqiptarëve në Ukrainë, ka folur për deklaratën e fundit të presidentit amerikan Donald Trump për homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, të cilin e ka quajtur “diktator”.

Pandar ka theksuar se kjo deklaratë është thënë nga Trump, pasi nuk ka shumë informacione, sipas tij, ai ka informacione nga Putin.

Ndër tjera, ai ka thënë se ukrainasit duan që lufta të përfundojë dhe të kenë paqe.

“Dua të them populli i Ukrainës për sot thotë se deri të përfundojë lufta me Rusinë nuk mund të votojnë për një president, kur ka luftë në një shtet nuk mund të votohet për president, se në këtë kohë populli përçahet, ne duhet të jemi bashkë ndryshe këtë luftë nuk mundemi ta fitojmë këtë luftë”.

“Më duket se Trump nuk e ka këtë informacion, duhet ta ketë, ai më duket ka informacione vetëm nga Putin. Populli i Ukrainës nuk e do Putinin dhe Rusinë sepse është popull barbar. Jemi të mërzitur pak, ne kemi shpresë se kjo është situatë vetëm për sot, pas një jave Trump do të ketë informacion tjetër”.

“Populli pret që të përfundojë lufta, qëllimi i Ukrainës është që të kemi pavarësi, nuk duam të kemi më punë me Putin, prandaj duam të jemi në BE dhe në NATO”, ka thënë Pandar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.