Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kryetarja e Lushnjës i gëzohet suksesit të Arbnor Mujës me Antwerpin

Gazeta10
31 August 2023 - 13:11

Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, i është gëzuar arritjes të fundit të Arbnor Mujës, futbollisti i cili ditë më parë është pajisur me pasaportën e Shqipërisë.

Mitrovicasi këtë sezon do të ketë mundësinë të luajë edhe në garën më prestigjioze për klube, në Ligën e Kampionëve.

Të mërkurën mbrëma, Antwerpi ia doli të sigurojë grupet e kësaj gare pasi eliminoi skuadrën greke, AEK Athina.

“Në 📷 me talentin kuqezi Arbnor Muja, i cili do të na përfaqësoje në Uefa Champions League në sezonin e ri me skuadrën e tij belge Antwerp! Kënaqësi që Arbnorin gjithashtu e kemi qytetarin më të ri të Lushnjës”, shkroi Sefa në faqen e saj zyrtare në “Facebook”.

Arbnor Muja, i cili tani është qytetar nga Lushnja, pritet që të ftohet nga Sylvinho për ndeshjet e shtatorit të Kombëtares së Shqipërisë; ndaj Çekisë dhe Polonisë, të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.