
Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu duke komentuar situatën e fundit në Kuvend, ku sot nuk është bërë konstituimi i Kuvendit, pasi seanca është ndërprerë pasi kreu i VV-së, Albin Kurti kërkoi kohë shtesë për bisedime rreth gjetjes se një zgjidhje për pozitën e presidentit, ka theksuar se brenda 48 orëve Kuvendi duhet të konstituohet gjithsesi.
Ai komentet i bëri në GAZETA në Kanal 10.
Ai ka theksuar se tash vjen në shprehje rregullorja e punës së Kuvendit, por brenda 48 orëve është afati i fundit kur duhet të thirret seanca e Kuvendit.
“Brenda 48 orësh domosdoshmërisht duhet të mbahet seanca, por ajo mund të mbahet edhe ma herët, sonte ose nesër, do të thotë, por brenda 48 orëve detyrimnisht duhet të mbahet seanca”, tah ai mes tjerash.
Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10