
Deputetja e partisë në pushtet, Arbëreshë Kryeziu Hyseni i është përgjigjur kritikave të opzitës për mostransparencën e qeverisë për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo në Info10 tha se këto kritika po vijnë nga ata që dikur i kishin nënshkruar në Bruksel këto marrëveshje, me të cilat, sipas saj Kosova tani po ka probleme serioze, shkruan Gazeta10.
Deputetja, Kryeziu tha se tani qytetarët e Kosovës kanë në krye një qeveri e cila po vepron në të mirë të tyre, që të mos pësojnë më dëme të shkaktuara me vite në këtë proces.
“Kritikat e opozitës që ne nuk jemi transparent për Asociacionin, vijnë prej tyre që dikur i kanë nënshkruar marrëveshjet, vecmas për Asociacionin, prej të cilave ne po kemi probleme serioze sot. Dhe kjo po tregon sa transparent kanë qenë ata, edhe në ndarjen e informatave me opinionit, pra kanë shkaktuar probleme jashtëzakonisht të rënda, por jo të parikuperueshme pasi sot kemi një qeveri në krye të vendit një qeveri që ka ardh me vullnet e qytetarëve, dhe po vepron që qytetarët të mos pësojnë prej këtyre dëmeve që me vite na janë shkaktuar në këtë proces”, tha deputetja Kryeziu në Info10.
Ajo shtoi, se shumica e informacione mbi procesin e dialogut, dhe çështjet tjera, qeveria nuk mund t’i ndajë me opinionin, pasi sipas saj qeveria është duke shkuar në rrugën e duhur. /Gazeta10