Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu-Hyseni në “Info10” ka komentuar vizitat e emisarëve ndërkombëtarë në Kosovë lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Kryeziu-Hyseni ka thënë se këto vizita nuk i sheh si një presion ndaj Qeverisës së Kosovës por si një përpjekje e akterëve për ta përfunduar sa më shpejt këtë proces.
‘Kemi parë që ka pasur vizita më të shpeshta të ndërkombëtarëve në Kosovë. Kemi parë një tentativë për ta intensifikuar këtë proces. Si Kosovë, si Qeveri kemi treguar që jemi të gatshëm të diskutojmë, edhe për planin franko-gjerman, ku kemi thënë se është një bazë e mirë mbi të cilin ne mund të ndërtojmë diskutimet, bashkë që çojnë drejt një marrëveshje finale, por të njëjtën gjë se ka bërë Serbia. Sigurisht përderisa kemi një palë bllokuese në dialog kemi edhe rritje të presionit. Nuk e shoh si presion, por përpjekje e akterëve që janë të përfshirë në dialog, që ky proces të përfundojë sa më parë”, ka thënë deputetja e VV-së./Gazeta10