
Përparim Kryeziu ka treguar se në takimin e përbashkët ndërmjet kryeministrit, Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama është diskutuar rreth çështjeve me interes ndërmjet dy shteteve.
Zëdhënësi i Qeverisë në Info10 shtoi po ashtu se numri i marrëveshjeve të nënshkruara në këtë mandat qeverisës, Kosovë-Shqipëri, është më i larti ndonjëherë, shkruan Gazeta10.
‘Ndoshta kjo është dëshmia më e mirë që komunikimi dhe bashkëpunimi ndërshtetërorë ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë është në nivel, pavarësisht mospajtimeve që ne mund t’i kemi, e që kanë të bëjnë kryesisht në bashkëpunimin rajonal. Përqindja e marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet dy qeverive, është më e larta ndonjëherë. Në këtë takim padyshim janë diskutuar çështjet të cilat janë me interes të përbashkët e me vlerë për të dyja vendet, e për të cilat edhe Rama në Shqipëri e Kurti në Kosovë në momentin e parë, nesër apo masnesër do të tregojnë. Besoj që sot do të kthehet në Kosovë, nesër kemi mbledhje të Qeverisë”, ka thënë Kryeziu në Info10. /Gazeta10