Gazetari Adrian Çollaku ka sfiduar me një video të Albin Kurtit ku ai kishte thënë se kushtë për pranimin e Asociacionit është kthimi i të pagjeturëve.
Ai ka akuzuar Qeverinë Kurti që ka mashtruar sa i përket të pagjeturëve, raporton Gazeta10.
“Ideja e videos ke që derisa ne mundohemi me e mësu Hill-in dhe presidentja thotë që po na fyn dhe po na ofendon na ma mirë është mi kry detyrat tona dhe derisa nuk e ke kry asni zotim që e ke bërë dhe e ke mashtru popullin”, tha ai në Politiko.
Ndërsa komentatorja Fatime Hajdari i ka replikuar Çollakut duke i thënë se nëse Serbia nuk i kryen detyrat e veta, Kosova nuk ka faj në këtë mes./Gazeta10