
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, sot iu kushtua vëmendje pushimeve verore dhe punës së kësaj legjislature të Kuvendit të Kosovës.
Sondazhi i hapur ishte “se ku do t`i kaloni pushimet verore”. Qytetarët që telefonuan në emision live votuan 70% në Shqipëri dhe 30% diku tjetër.
Rezultat të përafërt pati edhe në sondazhin e hapur online në kanalin zyrtar të Kanal10 në Youtube. 61% e qytetarëve votuan për Shqipërinë dhe 39% për diku tjetër.
Ndërsa në sondazhin në grupin në viber qytetarët vlerësuan punën e kësaj legjislature në kuvend ku 24% votuan opsionin mirë dhe 76% keq derisa nga telefonatat 60% votuan mirë dhe 40% keq.
