Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Kuleta” e Gjakovës më e madhe për vitin 2023

Gazeta10
22 November 2022 - 19:37

Raporti: Luljeta Beselica / Kanal10

Komuna e Gjakovës e ka miratuar buxhetin për vitin 2023 në vlerë prej 31 milionë e gjysmë. Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar ndarjen e këtij buxheti duke thënë se pjesa dërmuese e mjeteve shkojnë për asfaltimin e rrugëve, shkruan Kanal10.

Komuna e Gjakovës për vitin e ardhshëm ka miratuar buxhetin e saj në vlerë prej më shumë se 31 milionë eurosh.

Pjesa më e madhe e këtyre mjeteve do të shkojnë në paga dhe mëditje.

Drejtori i Financave në këtë komunë, Durim Halilaj, ka thënë se janë respektuar të gjitha rregullat për miratimin e buxhetit në kuvendin komunal.

Ai ka shtuar se ka një rritje prej 4 milionësh, krahasuar me vitin 2022.

Po ashtu Halilaj ka thënë se ky buxhet është miratuar duke pasur parasysh edhe barazinë gjinore.

Por, kritik sa i përket shpërndarjes së buxhetit për vitin e ardhshëm kanë qenë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Shefja e grupit të asamblistëve në kuvendin komunal, Mimoza Shala ka thënë se kjo ndarje vit pas viti është duke u bërë pa ndonjë vizion të qartë.

Ajo thotë se qytetarët kanë probleme të mëdha me rrjetin e kanalizimit, duke shtuar që ka mangësi edhe për buxhetimin gjinor.

Lëvizja vetëvendosje në këtë komunë ka propozuar që të ketë më shumë investime në gjelbërimin e qytetit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.