
Sot ekipi i Kanal 10 nga emisioni i mëngjesit “Adresa e Ankesave” ka verifikuar gjendjen e mbeturinave në rrugën “Muharrem Fejza” të kryeqytetit.
Sipas pamjes që sjell gazetarja e Kanal 10 nga terreni shihet se gjendja atje nuk është e mirë dhe se aroma e tyre është mjaft e rëndë.
Si në këtë lagje, por edhe në shumë të tjera në kryeqytet mbeturinat nuk pastrohen me kohë, prandaj edhe qytetarët ankohen edhe nga era e rëndë që vjen si pasojë e tyre.
Ky problem si duket do të vazhdojë edhe më tej dhe qeverisja aktuale e Prishtinës dhe kompania “Pastrimi” nuk po arrijnë që ta sanojnë këtë problematikë edhe përkundër premtimeve dhe nismave që kanë bërë deri tani.
Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10