Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Kundërshtohet shtrenjtimi i rrymës, Dhoma e Tregtisë: Rrezikohen vendet e punës

Gazeta10
11 April 2025 - 12:22

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë i ka bërë thirrje ZRRE-së që të mos shtrenjtojë energjinë, meqë pasojat do të jenë të mëdha, raporton KosovaPress.

Në ditën kur Zyra e Rregullatorit të Energjisë mori vendim për shtrenjtim të çmimit të energjisë, drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Kushtrim Ahmeti tha se rritja e çmimit të energjisë elektrike në këtë kohë rrezikon vendet e punës.

“Nga fillimi kemi qenë kundër, biznesi dhe qytetarët nuk duhet të paguajnë dështimin. Kemi gati se çdo ditë njoftime nga KESCO se po rritet kërkesa për import të energjisë elektrike. Për katër vjet institucionet kanë dështuar të sjellin investime të jashtme”, deklaroi ai.

Në konferencë për media, Ahmeti tha se bizneset vendore janë në situatë të vështirë.

Po ashtu, kryetari i kuvendit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Hamdi Malushaj ka shprehur shqetësimin lidhur me procesin e liberalizimit të tregut të energjisë në Kosovë.

“Kosova është vendi më i parregulluar për tregun e hapur. Komponentët e liberalizimit të tregut të hapur janë shumë strikte….Unë kërkoj komision parlamentar që ta shqyrtojnë, ta pyesin ZRrE-në se cilët komponentë janë plotësuar”, shtoi ai.

ZRRE kohë më parë njoftoi se ka propozuar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind.

I gjithë paralajmërimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike, ka shkaktuar reagime të shumta nga bizneset, subjektet politike dhe qytetarët, madje kishte edhe protesta.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.