Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kupchan: Serbia do ta njoh Kosovën në këmbim të anëtarësimit në BE

Gazeta10
07 September 2022 - 11:10

Bashkëpunëtori i lartë i Këshillit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, Charles Kupchan, ka thënë se Serbia do ta njoh Kosovën në këmbim të anëtarësimi në BE.

Ai ka thënë se ky pozicion është leva e Bashkimit Europian në raport me marrëdhëniet me Serbinë.

 “Serbia do ta njohë përfundimisht pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës dhe një nga elementet kyçe të kësaj përpjekjeje, do të jetë integrimi i saj në Bashkimin Evropian. Megjithatë, mbetet të shihet se si dhe kur do të arrihet ky synim. Unë besoj se njohja formale duhet të jetë parakusht. Kjo është leva që ka Bashkimi Evropian në marrëdhëniet me Serbinë: anëtarësimi i plotë në këmbim të njohjes së Kosovës”, ka thënë Kupchan në një intervistë për Evropa e Lirë.

Ai ka thënë se ka disa zhvillime, teksa ka përmendur edhe temat ekonomike gjatë administratës Trump, të cilat në nivel të marrëveshjes nuk janë zbatuar.

“Ka disa zhvillime, si ky me dokumentet personale, pastaj për çështjet ekonomike gjatë administratës së ish-presidentit amerikan, Donald] Trump, por programi i normalizimit ekonomik nuk është zbatuar, ashtu siç nuk është formuar as Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Por, ka një plan dhe jam shumë i bindur se si do të përfundojë i gjithë procesi”, ka shtuar ai. REL / Gazeta10.

Nga Rubrika
Lajme
23 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.