Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Kur do t’i bashkohesh UÇK-së”, arsimtari thotë se u ndjeh i humbur nga pyetja e nxënësve

Gazeta10
06 March 2023 - 18:08

Rrahje, maltretime, burgosje dhe jo vetëm, ishin përjetimet e mësimdhënësit nga Prekazi nëse përfundonte i ndaluar nga policia serbe para se të fillonin sulmet e para të luftës në Kosovë.

Arsimtari i shkollës fillore të Prekazit, Hasan Kodra në një rrëfim për Info10 në Kanal10 ka treguar momentin kur ishte pyetur nga nxënësit se a u ishte bashkuar UÇK-së.

Ai tha se kjo pyetje e kishte çorientuar, dhe kishte bërë që arsimtari t’u tregonte të vërtetën atyre, shkruan Gazeta10.

“Kur filluam orët e para të mësimit, nxënësit na pyesnin se çfarë do të bëhet me ne? Është dashtë t’iu them nxënësëve të mos brengosen, pasi së pari do të kalojnë mbi trupinë tonë, pastaj do të merren me juve. Nxënësit dilnin në dritaret e shkollës dhe e shikonin Adem Jashari, si dukej ai. Sulmi i dytë më 98-ën ishte mbi Jasharajt. Në krye me komandantin Ilaz Kodra e kemi kërkuar nëpër pika komandantin Adem Jashari. Gjatë rrugës, takova nxënës duke shkuar në shkollë. Kur u ktheva në shkollë, një nxënëse më pyeti arsimtar ku qenë sot në mëgjes? Unë kisha harruar t’i hjekja pumat krejt. Kur ma bëri atë pyetje, më çorientoj. Unë ju treogva për që familja Jashari ishte sulmuar në mëngjës, dhe u dashtë me qenë me komandantin bashkarisht. Dhe më pastaj u tregova të gjithën”, ka treguar tutje Kodra në Kanal10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.