Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Kur hymë në fshatin serb u sulmuam” – Goddard tregon si serbët ishin të zemëruar me të

Gazeta10
30 May 2024 - 22:52

Gazetari Wade Goddard në emisionin “Politiko” ka rrëfyer edhe historinë kur gazetarët janë sulmuar nga serbët.

Ai shton se serbët në atë peridudhë ishin të zemëruar më të dhe e kishin sulmuar në makinën e tij derisa ai ishte duke vozitur, raporton Gazeta10.

“Më kujtohet një zyrtar serb, por nuk më kujtohet pozita e tij zyrtare gjatë vitit 1998, dhe ai ishte shumë i zemëruar pasi na po raportonim për fshatrat shqiptare dhe jo ato serbe, ndërsa ai na imponoi që të shkojmë në një fshat serb, pasi shkuam në atë fshat serb u sulmuam, ne qëndruam në makinat tona të cilat ishin të blinduara, nuk e di pse u sulmuam, e mbajë në mend un kam qenë në një Land Rover të blinduar, dhe ishte një djalë me pistoletë në duar i cili tentonte të thyente xhamin derisa isha duke vozitur, dhe shumë makina të tjera u gjuajtën me armë”, tha ai në Kanal10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.