
Sonte në POLITIKO të Kanal 10, po debatohet për votat e diasporës dhe rezultatet e tyre që po shfaqen nga KQZ, ku si duket pikërisht kjo votë do të jetë përacaktuese për Vetëvendosjen e cila me këtë rezultat ka mundësi me kriju Qeverinë me pakicat jo-serbe.
E duke debatuar për përçamjen e diasporës dhe neve këtu në Kosovë, analisti Mentor Shala, tha se Kurti e ka zhvilluar një gjuhë të përçamjes dhe urrejtjes, sepse ata reagojnë me emocion.
“Pas vitit 2019, Kurti ka nisur me gjuhë të përçamjes duke iu thanë atyre se ata janë hajna, po vjedhin e gjëra të tjera që emocionalisht edhe ata i ka prekur mjaft”, tha mes tjerash ai, duke shtuar se “kurrë ma të përçamë nuk kemi qenë me diasporën”.
Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10