Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Avancimi i Kosovës në NATO hap i rëndësishëm, përkundër fushatës së Serbisë

Gazeta10
27 May 2024 - 16:07

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ndaj avancimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Ai e ka cilësuar si vendim të rëndësishëm ndërrimin e statusit të Kosovës në anëtare të asocuar, përcjell gazeta online Reporteri.net.

“Me shumicë dërrmuese të votave të delegatëve nga vendet anëtare të NATO-s, Kuvendi i Republikës sonë tash ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Në prag të 25-vjetorit të çlirimit, Sofja, kryeqyteti i shtetit që 25 vjet më parë hapi hapësirën e vet ajrore për aeroplanët e NATO-s në fushatën kundër Serbisë, sot ishte vendtakimi në të cilin bëmë një hap të rëndësishëm në integrimin euro-atlantik, përkundër fushatës së Serbisë”, ka shkruar ai.

“Përgëzime të gjithë zyrtarëve të shtetit që punuan për këtë arritje, e shumë urime qytetarëve të Republikës. Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë miqtë e partnerët që me votën e tyre sot i dhanë mbështetje avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë e Parlamentare të NATO-s dhe që i qëndrojnë përkrah Kosovës përherë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.